by fjolla

Të menduarit përmes dizajnit

Prishtinë, 30 maj

 

Të menduarit përmes dizajnit paraqet mënyra se si, jo vetëm t’i harrojmë, por edhe t’i zgjidhim problemet përmes artit.

Këtë mësim mund ta merrni në punëtorinë e ditës së pestë në FemArt.

Si mund të gjindet paqe duke dizajnuar gjëra të ndryshme, gjatë krijimit të së cilës pjesëmarrësit kryqëzuan edhe problemet e tyre.

Erëza Gjikolli udhëheqëse e punëtorisë tha se “të menduarit përmes dizajnit” mund të aplikohet në çdo fushë. Ajo mund të jetë e aplikueshme në çdo punëtori.

Përmes dizajnimit të kuletës u mësuan të gjitha fazat se si bëhet një dizajnim. Faza e ideve, dizajnimit dhe mbledhjes së informatave për një kuletë.

Edhe për Abetare Gojanin, nga IPKO Foundation,  tha se të menduarit përmes artit tenton që të mësojë që qoftë gjërat më të vështira apo edhe ato konkrete t’i paraqesim përmes vizatimit.

Gjatë asaj kohe pjesëmarrësit mund të shihnin një tabelë ku orbitonin fjalët: kupto, merito, testo, fuqizo.

Ishin munduar që të gjejnë materiale sa më të veçanta dhe më të përdorshme që t’i jepnin pjesëmarrësve për ta krijuar një produkt të tyre.

“Kjo do t’u shërbejë në të ardhmen që të dinë të krijojnë gjëra vetë”.

Pjesëmarrësit thonë se u aftësuan për të përshpejtuar zgjedhjen e problemeve.

Gjatë procesit të krijimit të kuletave, pjesëmarrësit jepnin nga një ide secili se çka mendonin se do t’i duhej. Kjo linte të kuptonte se nevojat e njerëzve nuk janë të njëjta, njëjtë si problemet.

Veçse arti është një rrugë e përbashkët në zgjidhjen dhe adresimin e këtyre të dyjave.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com