Të rinjtë për Paqe dhe Aktivizëm

Të rinjtë për Paqe dhe Aktivizëm

 

“Të rinjtë për Paqe dhe aktivizëm”, i mbajtur të mërkurën më 30 maj ishte paneli përmbyllës i FemArtit.

Stina Manguson-Bluur nga Suedia, bashkë me Nita Zogianin e moderuan diskutimin, pjesë e të cilit ishin edhe Vladimir Filić – KS, Hanumshahe Dalipi – KS, Fjolla Vukshinaj.

U fol veçmas për rolin e organizatës “Kvinna till Kvinna” dhe rolin e të rinjve në paqebërje.

Stina Manguson- Bluur tregoi se punën fillmishit kishte filluar të punojë me organizatat rinore në Suedi, ku të githë të rinjtë ishin bashkë për të bërë ndryshime pavarësisht titujve a atributeve të tjera.

“Dikush na quante separatist për faktin që ishim një organizatë rinore me nevoja specifike, por në punën tonë kishim përfshirë shumë të rinjë edhe nga vendet e tjera, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Në fund për angazhimet e mia në organizatë u bëra udhëheqëse në moshën 25 vjeçare”.

Këshilloi që të rinjtë dhe agjendat e tyre duhet t’u shërbejnë si pjesë e kauzës së përbashkët.

Nita Zogiani thotë se përkundër paragjykimeve që ekzistojnë në mes komuniteti serb dhe shqiptar, prapë ka gjëra që na bashkojnë. Këtë e kanë kuptuar në Akademinë e Grave për Paqe, Shkollën Feministe dhe Qendrën Alternative të Vajzave.

“Neve si gra të reja na ka bashkuar qëllimi që të krijojmë shoqëri që kultivon barazinë gjinore, të eliminohet dhuna ndaj grave dhe ngacmimet seksuale”, thotë ajo.

Më tutje shton se “Kvinna till Kvinna”  iu ka dhënë hapësirë për rrjetëzim dhe njohje të përvojave të grave të tjera aktiviste.

Rrëfen se atje kanë gjetur një platormë të sigurtë dhe efikase për adresimin e nevojave të tyre.

Hanumshahe Dalipi tregoi për sfidat e saj si një vajzë e komunitetit ashkali që herë pas here u përball me diskriminim.

Shtysë për aktivizëm të cilin e filloi që në moshën 16 vjeçare thotë se ka qenë një trajnim  ku trajtohej tema “Barazia gjinore dhe martesat e hershme”, kjo e kishte bërë të refketojë për gjendjen dhe t’i ndizet dëshira për ta ndryshuar.

“Duke parë edhe vajzat e grate e tjera e kuptova se nuk duhet ta shohim veten si objekt seksual, si inferior apo shërbyese shtëpiake. I kuptova më nga afër nevojat e komunitetit tim dhe kuptova gjithashtu se kontributi vetjak sado i vogël qoftë është i rëndësishëm për të të siguruar ndër të tjera edhe  paqen me veten”, tha Hanumshahja.

Diskutimin e vazhdoi Fjolla Vukshinaj e cila foli më shumë se si është që të jesh aktiviste në përditshmëri.

“Unë jam vajzë nga Prizreni e rritur me nacionalizëm dhe patriarkizëm dhe angazhimi me aktivizëm më ka  bërë të kuptoj se nuk mendojmë të gjithë njëjtë. Mirëpo storien e udhëtimit në Beograd për aktivizëm e kisha problem ta paraqes te shokët dhe shoqet e fakultetit, mirëpo në fund i theva muret”, tregoi Vukshinaj.

 

 

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com