by Admin

Zana Hoxha Krasniqi – Drejtoreshë Ekzekutive

Zana Hoxha Krasniqi

Drejtoreshë Ekzekutive

 

Zana Hoxha – Krasniqi (e lindur më 1981) është regjisore profesionale e teatrit, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis, organizatë kjo që promovon artin dhe diveristetin me dialog social dhe integrim të komunitetit.

Ka krijuar më shumë se 20 performanca teatrale të cilat janë prezantuar në tetret më të mëdha të Kosovës, në regjionin e Ballkanit (Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Kroaci), njëherësh ka prezantuar punën e saj si artiste/aktiviste/trajnere edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Zana ka qenë drejtoreshë e Departamentit të Teatrit në festivalin SKENA UP gjatë viteve 2004-2011, Drejtoreshë artistike e Teatrit Profesional gjatë vitit 2011-2014, gjithashtu Themeluese dhe Drejtoreshë e festivalit më të madh feminist në Ballkan të artisteve dhe aktivisteve, FEMART.

Po ashtu, ajo është e përzgjedhur si IVLP Alumini (Programi Ndërkombëtar për vizitorët e huaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës) dhe fituese e shumë çmimeve për kontributin si regjisore në Kosovë dhe rajon.

Duke kombinuar artin dhe aktivizmin ajo përdorë teatrin si mënyrë avokuese për të drejtat shoqërore që fokusohen në rritjen e vetëdijes lidhur me dhunën e bazuar në gjini, të drejtat e njeriut dhe diversitetin.

Ajo është krenare që është pjesë e bordit të Rrjetit të Grave të Kosovës, ligjëruese dhe trajnere e specializuar në Forum Teatër dhe përkrahëse në fuqizimin dhe emancipimin e grave aktiviste.

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com