by vesa

Teatri- Përtej asaj që e shohim

A ju kujtohet performanca “Gratë e Trojës”?

Nëse jo, hidhjani shpejt një sy e pastaj kthehuni prapë. TFemArti i hapi dyert me artin e kombinuar të tingullin dhe lëvizjes.

Punëtoria “Teatri në Krijim” na dha një depërtim se si mund të kombinosh zërin lëvizjen, jo vetëm për të krijuar, por edhe për të lehtësuar jetën tënde të përditshme.

Si shkrimtare, apo blogere, puna ime është t’i tregoj këto histori prej këndvështrimit tim dhe t’u ndihmoj lexuesve që të përftytyrojnë ato.

Kështu kur shkova të shkruaj për këtë punëtori, në një mëngjes të ngrohtë të së dielës, ekipi i “La Mama” Onni George, Kim, Bill dhe Sara më ftuan që të marr pjesë edhe në këtë punëtori.

Filluam të shtrijmë trupat tanë, të lirohemi pak nga pak nga presioni dhe thjesht të ndjejmë çlirimin.

Gjithkush e bënte në mënyrën e vet, kështu unë fillova me yoga për t’u çliruar nga presioni në kyçet e mia. Më pastaj, formuam një rreth ku patëm nderin që të shohim të gjithë pjesëmarrësit, që më bëri të ndjehem për mrekulli.

Secili tregonte emrat nga dy herë, pastaj ne e përsërisnim atë emër së bashku, derisa nuk ngeli asnjë pa u thënë.

Ishte ushtrim i shkëlqyer për të tejkaluar disa penggesa dhe për të njoftuar njëri- tjetrin, pa lëmshin që krijojnë prezantimet gojore.

Mësuam si të dëgjojmë dhe t’i bindemi trupit e mendjes sonë në të njëjtën kohë, ishte goxha sfidë, por praktika krijon përsosmëritë.

Eksperimentuam me llojlloj lëvizje që na mundësuan të punojmë më shumë me veten.

E gjetëm baraspeshën gati gati perfekte të trupave tanë, mendjet mësuan se janë në kontroll dhe sado e vështirë që mund të ketë qenë, mund të mësosh çka duhet përmirësuar tek vetja.

Një aktivitet i posaçëm ishte baraspeshimi i “dy valëve” të ndryshme, siç i quante George.

Ato ishin forca që të shtynin në drejtime të ndryshme, një drejtuese ishte dora dhe tjetra gishtat.

Duhet të përpiqeshe të gjeje qetësinë dhe të mund të mbaje qëndrimin aq sa mundje.

Disa nga pjesëmarrësist u ndjenë kurreshtarë dhe deshën të hiqnin dorë.

Sapo dëgjuan përgjigjet e George ishte shumë e mirë. Mësove si të gjeje qetësinë në atë kohë sfiduese. Pas disa lëvizjesh u desh të përqëndroheshim tek tingulli që ishte pjesë e dytë kryesore e kësaj punëtorie.

Mësuam si të përdorim zërin tonë që t’u japim qëllimeve tona kuptim. Si grup së bashku kënduam një këngë.

Kombinuam kështu lëvizjen e tingullin për të çliruar trupat tanë drejt hapësirës.

Detyra e parë ishte që të bëjmë sikur po e shtyjmë një kuti. Ne shfrytëzuam energjinë nga toka dhe mësuam një teknikë se si ta dërgojmë në duart tona, teksa e shtynin kutinë e padukshme. Detyra e dytë që na u dha ishte që të shtyjmë kutinë duke krijuar një tingull nga performanca “Gratë e Trojës”.

Punëtoria “Teatri në Krijim” na mësoi se teatri është shumë më shumë se veç një aktrim. Nuk është thjesht lojë aktorësh që ngjiten në skenë dhe hyjnë në rol. Ka të bëjë me atë se si aktori lëviz, si flet dhe si e shfrytëzon hapësirën.

As më shumë e as më pak, ne thjesht mësuam si t’i bëjmë këto.

Shkruar nga Vesa Prapashtica

Perkthyer nga Fjolla Hajrizaj

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com