by Admin

“T’isha burrë ndoshta do e kisha pasë ma lehtë”

Ferdonija, kjo grue e vujtnisë. Kjo grue simbol i forcës e i qëndresës. Lufta nuk qe vetëm e burrave jo, lufta qe e grave si Ferdonija e shumë të tjerave. Përderisa ne nuk mujtëm me i mbajte lotët tu e pa jetën e nji gruaje si Ferdonija prej syrit të nji kamere, aty afër e kishim vetë Ferdonijen. Ne, dëshmitarët virtualë se qysh jeta e saj u shue brenda nji dite, e ajo mbeti veq nji trup i gjallë mes muresh. E ajo, ani pse për të shumtën herë po shihte se si jeta e saj nga nji shtepi plot jetë e harmoni, mbeti mure dhe vetmi, prap lotët nuk mundi me i ndalë. Po lotët nuk e ligshtuen, lotët Ferdonijen e bajn ma t’fortë, lotët për shokun e jetës e djemtë i janë ba miq. Ama lotët e përballjes me jetën e nji gruaje të vetmueme në Kosovë i ka armiqtë ma t’mdhenjë.

Nji grua në Kosovë qe humb bashkëshortin, nuk e humb veq shokun e jetës, ne shoqninë tonë ajo e humb edhe veten. Sipas këtij mentaliteti, nji gru pa burrë nuk asht njeri qe ka nevoja, asaj nuk i takon asgja, se asht veq gru. Sa fat i trisht. E shkreta Ferdonije, nji gru aq e fortë që mundohet me e rujt memorien kolektive me cdo kusht, ani pse ajo nuk e kupton cfarë është memoria kolektive si term, ajo e kupton randësinë e memories kolektive që mbi të gjitha siq ajo shprehet “mos me leju me u përsëritë e njejta gja prap”, ajo nuk don të tjerët mas nesh me e përjetu në cfarë kaloi ajo. E cfare më mirë i shërben memories kolektive se vetë shtëpija e saj, aty ku jetuan me plot dashni për kaq shume vite, aty ku kan t’gjitha kujtimet, aty ku qe vendi i fundit nga ku dolën familja e saj që ma nuk i pa. Kjo shtëpi u ba mollë sherri për Ferdonijen, shtëpia e saj nuk na qenka e saj cuditërisht. Për faktin e thjeshte se ajo asht grue, e shtëpia duhet me u taku burrave. Me tan dhimbjen e saj Ferdonijes i duhet me vrapu pas gjyqeve e seancave, e me luftu për nji shtëpi që ajo me kaq shumë mund e bani të jetë ashtu siq asht. Prandaj, jo, Ferdonija nuk mendoi që po të ishte burrë kish me e përjetu dhimbjen ma lehtë, ajo qe e aq e fortë me përballu gjithcka e me i mbajtë kujtimet e saj si dëshmi të së kalumes. Por, po të ishte burrë asaj nuk do i duhej me kalu në krejt tmerret e pasluftës, ne krejt luftën e saj për atë që i takon.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com