Vajza me ndjenjën e mrekullueshme, kushtuar Elizabeth Swados

 

Vajza me ndjenjën e mrekullueshme, kushtuar Elizabeth Swados

“Muzika e saj është shumë e fuqishme, e ke të pamundur të mos tundesh”, tha Zana Hoxha- Krasniqi, drejtoreshë e Artpolis, teksa përshkruante muzikën e Elizabeth Swados.

Ky aktivitet u bë që të nderohet e falënderohet Elizabeth Swados për kontributin e saj në art, në lloj lloj mënyrash kreative. Liza, nga La MaMa iu referua asaj me “mund t’I bënte të gjitha”.

Ajo kompozoi këngë, shkroi poezi, novela, shfaqje e shumë të tjera.

Mbrëmja filloi në orën 19 me një klip të shkurtër të Elizabeth Swados, duke kompozuar një këngë me publikun. Pas një videoje të Lizës duke vepruar, pjesëtarët e La Mama , George Drance, Kim Ima, Sara Galassin, Onni Johnson dhe Bill Ruyle treguan përvojat e para me Lizën.

Ne qeshëm dhe na u njomën ngapak dhe sytë nga historitë që tregonin sa mahnitëse ishte Liza edhe kur takohej për herë të parë. Në shenjë nderimi për Lizën, ekipi i LaMama, luajti një pjesë ku ishin edhe aktorët e shfaqjes “Gratë Trojane”.

Pasuan më shumë klipe dhe diskutime për punën e saj.

“Liza mund të bënte një këngë edhe nga një listë lavanderi”, tha George gjersa një pjesë e publikut qeshën nën hundë. Do e lexojmë një pjesë të punës së Lizës dhe ta shndërrojmë në këngë’, tha ai dhe djali e kreu porosinë!

Secili lexoi/këndoi secilin prej titujve. Ishte një përvojë drithëruese që vuri në dukje çka ishte në gjendje të bënte Liza.

Në fund fare ne të gjithë u ngjitëm në skenë dhe bëmë ca piktura dhe shënime, për atë se çka na kishte emocionuar neve gjatë asaj nate, si shenjë falënderimi ndaj Elizabeth Swados.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com