by vesa

Vajzat edhe këtë herë udhëheqin shoun

Ditën e fundit, si pothuajse çdo ditë tjetër ishin zgjedhur vajzat për performancën teatrale, ndër më të veçantat dhe më kufizueset e FemArt, për shkak se çdo gjë që ndodhte aty, aty duhej të mbetej.

Performanca “Vajzat” me autore Jillian Greenhalgh është pjesë e projektit Magdalena.

Gratë e zgjedhura për të treguar historitë e tyre ishin: Melihate Qena, Valdete Idrizi, Aurita Agushi, Mina Nikolic, Shqipe Gashi, Reneta Duda dhe Qëndresa Loki.

Çdo tavolinë kishte nga dy ulëse dhe në tavolinën katrore të mbuluar në të zeza qëndronin si artefakte objekte prapa të cilave fshihej histori.

Fotografi, rroba, kuti, peshqirë, ishin vetëm disa nga gjësendet.

Një karrike ishte e vendosur për pjesëmarrësit në performancë ku me radhë te secila grua ulej nga një pjesëmarrës/e dhe zgjedhte një objekt për të cilin e dëgjonte historinë.

Ndonjëra nga to kishte histori aq të dhimbshme sa dëgjuesi fillonte e qante dhe njerëzit mblidheshin për të dëgjuar për çka flitej.

Njëra nga narratoret e tregoi historinë se qysh fëmijë nëna e saj ia bënte flokët bistekë, por ndodhi një e papritur, nëna e saj pësoi sulm në tru dhe më nuk ishte e vetëdijshme.

Kur një ditë ajo i kërkoi që t’ia bënte flokët bistekë për ta bindur se nuk është mirë, ajo ishte orvatur më kot sepse nuk i punonte dora e majtë.

Diku në mes dëgjohej një histori tjetër e një vajze që kishte shkruar shumë letra dhe linte përshtypjen e vajzës së fortë para nënës së saj, por një ditë ajo e kuptoi se vajza kishte nevojë për terapi/ psikolog.

Përkundër hamendjes mundohej të tregonte se është në rregull që njëherë në jetë të kesh nevojë për psikolog, e deri të vijë dita duhet që të tregosh mendimet dhe ndjenjat ashtu si të vijnë.

Historia që m’u tregua mua është ajo e një njeriut artist i cili kishte përjetuar shpërnguljen e shokëve për në Turqi në viten 56-58’ta.

Zgjoheshin në mëngjes dhe befas shihnin se shoqet e shokët nuk i kishin më, rrugët po boshatiseshin në heshtje, pa lamtumira njerëzit iknin.

Shkonin për Anadolli e shoku i artistit për të cilin më tregohej historia kishte komunikuar më të me letra dhe kishte vdekur pa u parë dhe njëherë.

Zonja ma këndoi këngën e vëllait të saj që siç thotë ajo ishte i hareshëm, por jo dhe i pandjeshëm, prandaj zemra iu kishte copëtuar nga ikja pa kthim e shokut që më kurrë nuk e pa.

Për shkak të kërkesës së regjisores për të mos vazhduar me intervista, nuk do zbuloj emra mbiemra, kush çka tha, mirëpo me sa u tregua, është fare e lehtë për të qëlluar këtë të fundit.

Fjolla Hajrizaj

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com