by Admin

Venitje e padukshme

Të gjithëve na erdhi rand me i pa ato pamje të grave të mavijosuna, sa të djeguna e me prerje, e t’gjitha tu qëndru ashtu të shtrira, viktima të egërsirave t’qujtun njerëz, viktima të nji sistemi të eger t’qujtun patriarkat. Ma i rand asht fakti që ne e njohim dhunën vetëm kur shohim pamje të tila, e akoma ma keq asht kur dikush si nji burrë produkt i kësaj shoqnie, nji polic, nji gjyqtar, nji kalimtar rasti a kushdo cdoherë ka me than “vetë e ka lyp”.

Regjisorja Ksenija Krnajski permes shfaqjes “Vetë e ka lyp” na bani me e kuptu dhunën në mënyrat që na zakonisht nuk e shohim. Dhunë ka edhe aty ku na nuk shohim plagë, dhuna asht dhunë për secilën grua, pa marrë parasysh vendin e rrethanat në të cilat gjindet. Ndryshimet sociale e mbi të gjitha ekonomike mes grashë i bajn ato sa ma të rrezikune e sa jo, por identiteti i tyre social e ekonomik nuk duhet me qenë arsye për dhune asnjiherë, e aq ma pak të neglizhohet nga institucionet ashtu siq shpesh ndodhë. Mbi të gjitha nuk ka dhunë private e publike, dhuna asht dhunë dhe  kaq është e mjaftueshme për të reagu në cfarëdo rrethane. Përmes karakterit të Tanya-s, nji grua nga nji vend rural, Krnajski shprehë më së miri interseksionalitetin në mes grashë, duke e theksu që gra të ndryshme kan eksperienca të ndryshme. Tanya, nji gru nga fshati përballet me dhunë të vazhdueshme, por prap asht e ngujume në ate rreth dhe e ka pothuajse të pamundun me kërku ndihmë, as edhe nga policia e cila nuk kishte me e marr me prioritet shqetësimin e saj asnjiherë.

Nji prej skenave fillon me nji grua të re glamuroze, me stoli e “take”, nji grua në dukje e lumtur. Ajo flet për dashurinë si emocion i bukur e i mbushun jetë. Ajo reflekton jetën e saj emocionale në dukjen e saj perfekte. Ajo nuk ka shenja dhune të dukshme, po përtej atij glamuroziteti ka kaq shume që ne nuk shohim. Marrëdhënia e saj e dashurisë, një marrëdhënie perfekte në dukjen e parë, ashtu siq paraqitej ajo në skenë fillon të venitet ngadalë, e ashtu edhe pamja e saj, mbetet më e zbrazët cdo herë. Ajo heq vathët para nesh, ndërsa brenda saj hiqen ndjenjat e sigurisë ngadalë, përderisa asaj i mohohen liritë, përderisa ajo jeton me frikë nga i dashuri i saj e brenda saj dashuria fillon të venitet, para nesh fillon të venitet pamja e saj. Fillon me ndryshime të vogla, po ajo nuk e vërenë, e akoma nuk ka fuqi të reagojë, e ndoshta mendon se është faji i saj pse i dashuri tregohet i dhunshëm kohe pas kohe. Në fund të fundit ai e do, të tjerat ndryshojnë me kohë. Të paktën kështu ajo mendon. E kështu vazhdon tregimi i saj perderisa ajo zhvishet nga gjithë ai glamurozitet. Në fund, ashtu si “dashuria” e venitë ngadale deri sa ajo të mbetet e zbrazët perbrenda, edhe kanceri i merr atë që mbetet nga ajo. Kjo “dashuri” e dhunshme i merr jetën ngadalë e i merr shpirtin nën petkun e glamurozitetit. Përmes saj ne e kuptum dhe e pamë se si dhuna ndodhë në cdo formë e si shkatërron ngadalë edhe kur  nuk asht e dukshme.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com