by Admin

Zemrat na Flakron: Christine Salem në Femart

Ishulli Reunion, territor Francez afër bregut të Madagaskarit, është një nga ato mbetje të vërejshme të kolonializmit evropian. E okupuar nga francezët në 1600-tat, kolonizatorët përfituan nga fuqia punëtore e skllavëve afrikan dhe malagasy më shekuj të tanë. Skllavëria u hoq nga ishulli në 1848, por puna me kontratë e punëtorëve të marrë nga Azia Juglindore, India, dhe Africa Lindore lejoi shfrytëzimin dhe kushtet e skllavërishme të vazhdojnë me vite. Të jesh i zi në Ishullin Reunion, si në shumë vende tjera me histori të kolonializmit dhe racizmit, do të thotë të jesh në fundin e hierarkisë shoqërore.

Christine Salem në Femart Festival. Fotografe: Majlinda Hoxha

Në një intervistë për The Guardian, muzikantja Christine Salem nga Ishulli Reunion përshkruan se si ishte të jesh një vajzë e zezë e rritur në lagjën e vrazhdë të St. Denis, duke shkuar në shkolla të cilat jepnin mësime për historinë e Gaulëve (duke injoruar historinë e paraardhësve të saj) dhe ndalonin përdorimin e gjuhës Creole.

Salem performon zhanrin e muzikës maloya, një traditë që gjendet në pjesë të ndryshme të Afrikës dhe diasporës afrikane. Ajo përfshin shumë perkusione, thirrje dhe përgjigje vokalore, dhe asocohet tradicionalisht me rituale që përfshijnë ekstazë dhe komunikim me paraardhës dhe zotëra. Maloya përformohej nga popullata skllave e Ishullit Reunion, dhe u ndalua nga autoritetet franceze dhe kisha katolike në momente të ndryshme deri në 1981. Është deklaratë politike si dhe ritual spiritual.
Une nuk dija asgjë për këtë kur shkova në koncertin e Salemit në Femart. E përcjellur nga perkusionistët dhe vokalistët David Abrousse dhe Harry Perigone, Salem u hidh në një listë hipnotizuese të himneve, melodive dhe këngëve protestuese – shumica prej tyre të shkruara nga Salem, një riimagjinim i këngëve maloya tradicionale. “Djin” më së afërti reflekton ritmin e një rituali maloya, me përsëritjet e thirrjeve, klithmave, dhe qarjeve.

Christine Salem në Femart Festival. Fotografe: Majlinda Hoxha

Për fat të keq, asnjë video nuk mund të përafrohet me fuqinë që muzika e Salemit ka kur performohet gjallë. Publiku i Prishtinës është shpesh mjaft i qetë kur merr pjesë në evenimente kulturore “serioze”. Në Teatrin Oda, publiku shpejt i la ulëset që të qohej dhe vallëzonte me muzikën.

Është vështirë të kapësh tekstin e vetëdijshëm politikisht të Salemit pa e kuptuar gjuhen Creole, Malagasi, Comorian, apo Swahili, por gjithkush mund të ndjejë mesazhin e këngëve të quajtura “Mandela,” “Mama Don’t Give Up” (Mama mos u dorëzo), dhe “Oh Africa.” Pas dy orësh performancë, Salem e thërriti dikënd të përkthente nga frangjishtja që ne po vallëzonim dhe këndonim këngë skllave të cilat ishin dikur të ndaluara. Kosovarët nuk kanë përjetuar kurrë skllavëri, mirëpo dijmë si është të trajtohesh me klas të dytë – dhe si kënga mund të luaj rolin e një deklarimi të pavarësisë.

add a new comment

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com