Welcome To Multia

Test



FEMART 7 / ME LIRI KUNDËR MARRES

Festivali i Artisteve dhe Aktivisteve

10-16 Qershor 2019, Prishtinë, Kosovë


FEMART Edicioni VII - Festivali i Artisteve dhe Aktivisteve

ME LIRI KUNDËR MARRES

Për herë të shtatë, Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis organizon festivalin FemArt – Festivali Rajonal për Artiste, që do të mbahet në Prishtinë gjatë datave 10-16 Qershor, 2019 (7 ditë). Gjatë gjashtë edicioneve të kaluara, festivali i parë rajonal për Artiste i cili mbahet në Kosovë “FemArt” ka arritur të përmbush qëllimin e tij për të krijuar një atmosferë ku Artistet ndihen të mirëpritura për ta shfaqur artin e tyre, të frymëzuara nga tema shoqërore dhe të drejtat e njeriut në Ballkan, si dhe të krijojë një platformë dinamike ku publiku mund të mësoj për problemet shoqërore me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat e Kosovës, dhe artistet në rajon.

Moto e festivalit këtë vit është 'Me Liri kundër Marres' duke i inkurajuar gratë të marrin pronësinë mbi jetët e tyre dhe në vendim-marrje, duke promovuar një jetë pa paragjykime e gjykime. Gratë vazhdimisht gjykohen dhe turpërohen nga shoqëria patriarkale për çfarëdo arsye. Prandaj, përmes kësaj moto ne kemi për qëllim të rrisim vetëdijen dhe të fuqizojmë gratë pa marrë parasysh përkatësinë etnike, sociale, raciale apo preferencave seksuale.

Festivali përdoret si një platformë për inicimin dhe paraqitjen e ideve dhe krijimeve që sjellin përpara konceptet feministe dhe zhvillimin e tyre në Kosovë, si dhe avokimin e të drejtave të barabarta dhe ndërtimin e paqës ne rajon. Festivali do i bashkoj 100 artiste vendase dhe rajonale me nivele të ndryshme të përvojës, nga ato që performojnë për herë të parë, deri tek profesionaliste me shumë përvojë.

Festivali do ketë krijime artistike origjinale nga gra dhe vajza të rajonit dhe do paraqes shfaqje teatrale dhe filma, koncerte, promovime librash, modë, art performues, instalacione arti, poezi, punëtori, panele diskutimi, art urban dhe forma tjera të artit.

Disa nga temat e festivalit do jenë: të drejtat e njeriut, të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues, paqja dhe drejtësia tranzicionale, të drejtat LGBTQI, fuqizimi i grave dhe vajzave, shkëmbimi i përvojave të suksesshme në rajon dhe në botë, dhuna në baza gjinore e shumë të tjera.

10 - 16 qershor

FemArt Festival

30+

Aktivitete

200+

Artiste/ë dhe Aktiviste/ë

Programi


10 qershor, 2019 (e hënë)
20:15 – 21:30
Ekspozita “Bëhu fytyra ime” / Kosovë
Artiste: Eliza Hoxha
Venue: Grand Hotel

20:15 – 21:30
Performanca ”Pas asaj...” / Kosovë
Artists: Agnes Nokshiqi & Mjellma Goranci
Venue: Hotel Grand

21:30 – 23:00
Koncert – LUCIBELA “Në nder të Cesaria Evora” / Afrikë - Portugali
Artist/e: Lucibela; Cavaquinho: José Antonio Kitarë; Stephan George
Venue: Teatri Oda

Artist/e: Lucibela; Cavaquinho: José Antonio Kitarë; Stephan George

23:00
Koktej
Venue: Teatri Oda

11 qershor, 2019 (e martë)
10:00 - 16:00
Konferencë – #Epathyer / Vendi i gabuar, koha e gabuar – 20 vjet pas
Venue: Grand Hotel

Paneli I: Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së viteve 90-ta në Kosovë - 20 vjet pas” Paneliste: Feride Rushiti- KRCT; Kadire Tahiraj QPDG; Reyes Charle Cuellar - Këshilltare për çështje gjinore; Sebiha Husic - Medica; Mirlinda Sada - Medica. Moderatore: Valdete Idrizi Paneli II: "Ska Marre në Drejtësi: Adresimi i stigmes ndaj të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së viteve 90-ta në Kosovë - Prespektiva e institucioneve shtetërore" Panelist/e: Drita Hajdari - Prokurore; Minire Begaj - Kryetare e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e personave të dhunuar gjatë luftës së Kosovës; Tom Adams - Zëvendës i shefit të misionit/Ambasada Britaneze në Kosovë; Edi Gusia - Agjensia për Barazi Gjinore. Moderatore: Jeta Xharra Paneli III: "Luftii i stigmës përmes Mediave dhe Artit - Adresimi dhe njohja e dhunës seksuale gjatë në kosovë" Paneliste: Eliza Hoxha - Artiste, aktiviste; Ardianë Pajaziti - KultPlus; Ramize Murtezi Shala - RTK; Valerie Plesch - Fotoreportere e pavarur/usa Moderatore: Donika Emini - Aktiviste, Hulumtuese

11:00 – 16:30
Masterklasë – Gratë në Wikipedia Shqip + edit-a-thon
Trajnere: Rina Zhubi & Odeta Doci.
Venue: Innovation Center Kosovo - ICK

19:00 – 20:30
Nata e Poezisë & Muzikës - “Poezi për Fuqi” / Shqipëtaret nëpër botë
Venue: 'Menza Ramiz Sadiku'

Artiste: Ardita Jatru – Greqi; Flutura Açka - Shqipëri; Klara Buda - Francë; Nurie Emrulla – Maqedoni Veriore; Ilire Zajmi, Sibel Halimi, Donika Dabishevci - Kosovë Moderatore & Poete: Ilire Zajmi Muzika: Albulena Jashari - këngëtare; Faruk Banjska- kitarë;

22:00 - 23:30
QUEENDOM / Hungari
Venue:

Koncepti dhe regjia: Vernoika Szabó; Artist/e: Luca Borsos, Julia Jakubowska, Rozália Kemény, Fanni Lakos, Lori Baldwin, Sarah Günther, Veronika Szabó, Viktoria Makra; Konsulentët: Márta Ladjánszki, Tamara Zsófia Vadas; Kostumet: Anna Ádám; Dritat: Máté Bredán; Dj: Vera Vida; Redaktor i zërit dhe muzikës: Dávid Somló;

12 qershor, 2019 (e mërkurë)
12:00 – 17:00
Konferencë – #Epathyer / Shfuqizimi i Marres
Venue: Biblioteka Kombëtare

Paneli I: Fjalë hyrëse dhe prezantimi i Raportit "Abortet në Kosovë: një analizë e aborteve dhe shëndetit riprodhues nga viti 1999 deri më 2019" Panelist/e: Gunther Zimmer- Austrian Develpoment Agency; Hilmi Jashari - Avokat i Popullit; Visare Nimani - UNFPA; Ilirjana Banjska - Autore e Raportit. Moderatore: Ariana Qosaj Mustafa Paneli II: Pyetje dhe Përgjigje me Publikun Panelist/e: Leonida Molliqaj - Gazetare Hulumturese, Ilirjana Banjska - Hulumtuese Paneli III: Pikëpamjet e Mjekëve/Profesionistëve mbi çështjen e Abortit Panelist/e: Blerim Syla - Gjinekolog/Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë; Myrvete Paçarada - Shefe e Repartit të Gjinekologjisë në QKUK; Mrika Aliu - Aksioni për Nëna dhe fëmijë; Ilirjana Banjka - Hulumtuese. Moderatore: Ariana Qosaj Mustafa

16:30 – 17:30
Inagurimi i Muralit #Epathyer - Promovimi dhe Fuqizimi i Gruas Përmes Artit
Judith De Leeuv
Venue: Qendra e Studentëve

Bashkëpunim me Mural Fest-Ferizaj

20:00 – 21:30
Shfaqja teatrale “Etymos” / Itali
Koreografia: Simona Cieri; Koncepti: Rosanna Cieri: Muzika: autorë të ndryshëm; Kostumet: Sara Galli; Drejtuar nga: Rosanna dhe Simona Cieri
Venue: Teatri Kombëtar

Koreografia: Simona Cieri; Koncepti: Rosanna Cieri: Muzika: autorë të ndryshëm; Kostumet: Sara Galli; Drejtuar nga: Rosanna dhe Simona Cieri

21:30 – 23:00
Ndejë/Muzikë
Artiste: LiKWUiD - SHBA; Warmup: LILAC
Venue: Teatri Oda

After Party - muzikë hip-hop të formës alternative & techno / Amerikë Artistja: LiKWUiD; Warmup: LILAC.

13 qershor, 2019 (e enjte)
10:00 – 14:00
Punëtori – “Krijimi i Posterave Feminist” / Shqipëri – Itali
Trajnere: Blerta Hoçia & Silvia Basso
Venue: Fakulteti i Arteve, Universiteti i Prishtinës

15:00 – 16:00
Prezantim - “Bisedë me Silvia Basso: Ilustrimi, Gjuha dhe Inovacioni” / Itali
Artiste: Silvia Basso
Venue: Fakulteti i Arteve, Universiteti i Prishtinës

Prezantim - “Bisedë me Silvia Basso: Ilustrimi, Gjuha dhe Inovacioni” / Itali

16:30 – 18:00
Punëtori në rrugë “Bëhu Ritmi” / (këndim dhe vallëzim afrikan) / Portugali
Artist/e: YEMADAS
Venue: Sheshi “Nënë Tereza”

17:30 – 19:00
Panel diskutimi: “Gratë artiste në vendimmarrje”
Panelist/e: Vjosa Berisha; Dijana Milošević; Besa Luzha; Merita Smaja; Jehona Shyti; Arta Agani; Ema Andrea; Burbuqe Berisha. Moderatore: More Raça
Venue: Teatri Oda

Panelist/e: Vjosa Berisha; Dijana Milošević; Besa Luzha; Merita Smaja; Jehona Shyti; Arta Agani; Ema Andrea; Burbuqe Berisha. Moderatore: More Raça

20:00 – 21:30
Shfaqja Teatrale “La Grand Cahier”/Japoni
Venue: Teatri Oda

Regjisore: Akane YAKAGUCHI - Aktorët/et: Seiji Takasugi; Atsushi Heki; Kohsuke Ashiya; Tatsuya; Yasuko Sasaki

14 qershor, 2019 (e premte)
10:00 – 13:00
“Kyçu + Angazhohu + Frymëzohu”
Venue: Etno fshati Kukaj

ecje, soditje, pushim dhe relaksim me artistet dhe aktivistet e festivalit FemArt

13:00 – 14:00
Punëtori “Bëhu Ritmi” / (këndim dhe vallëzim afrikan) / Portugali
Artist/e: YEMADAS
Venue: Qendra “Fidan Lahu” – Fushë Kosovë

18:00 – 19:30
Ekspozitë shitëse – “Zambaku i Luginës” & Muzikë / Kosovë
Venue: Lapidariumi - Muzeu i Kosovës

Kuratore: Njomëza Luci; Muzikë: Vala Mulliqi & Denis Rexhepi (kitarë)

21:00 – 22:00
Shfaqja Teatrale “Kanuni i Gruas” - Premierë
Venue: Biblioteka Kombëtare

Regjia: Arlinda Morina – Asistent: Labinot Rraci Aktoret: Arta Lahu, Kaltrinë Zeneli, Molikë Maxhuni, Qëndresa Kajtazi, Qëndresa Loki, Rajmonda Ahmetaj, Shqipe Gashi, Vjosa Abazi. Produksion: Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis.

15 qershor, 2019 (e shtunë)
13:00 – 14:30
Panel Diskutimi “Promovueset e Reja të Paqes nga Rajoni”/ Diskutim Regjional
Venue: Teatri Oda

Panelist/e: Rreze Abdullahu, Stefana Zivkovic, Duresa Tafa, Vildana Džekman, Andrijana Kocić dhe Jasmina Todorović; Moderatore: Nertila Qarri Gërguri.

15:00 – 17:00
Promovim Libri & Panel Diskutimi: “Dialogu Ndërgjenerata mbi Aktivizmin Feminist në ish-Jugosllavi”
Venue: Galeria Kombëtare e Kosovë

Paneliste: Zana Hoxha Krasniqi; Jadranka Milicevic; Vildana Dzekman; Lepa Mladenovic; Sanja Dojki. Autore dhe Moderatore: Vjollca Krasniqi;

19:00 – 20:30
Shfaqja teatrale “Udha e qumështit” / Shqipëri
Venue: Teatri Oda

Autor/Regjisor: Armand Bora Aktore: Egla Ceno

21:00 – 22:00
Performancë artistike & Slam Poezi - “Nga 'tjetri' te 'vetja'” / Kosovë
Venue: Teatri Oda

Artiste: Uresa Ahmeti; Moderatore: Genta Sefa

16 qershor, 2019 (e diele)
20:00 – 23:30
Koncert përmbyllës: FEMART FINALE / Portugali, Shqipëri, Kosovë
Mysafirë Special: YEMADAS / Portugali; Evolution Dance (Warm Up); Marsela Çibukaj & Vitmar Basha –Shqipëri;
Venue: Teatri ODA

Evolution Dance (Warm Up); Marsela Çibukaj & Vitmar Basha –Shqipëri; Mysafirë Special: YEMADAS / Portugali – Një udhëtim në rituale të lashta dhe kontemporane Afrikane

Pjesëmarrës


  • Kosuke ASHIYA

    Daniel Gaspar

    Zsofi

  • Tiago

    Egla Ceno

    Armand Bora

  • Veronica Szabó

    Gabriela Gonçalves

    Qendresa Kajtazi

  • Merita Smaja

    Ana Root

    Albulena Jashari

  • Iliriana Banjska

    Ilire Zajmi

    Uresa Ahmeti

  • Dijana Millosheviç

    Sanja Dojkić

    Liridona Sijarina

  • Arlinda Morina

    Labinot Raci

    Arta Lahu

  • Molikë Maxhuni

    Qëndresa Loki

    Shqipe Gashi

  • Kaltrinë Zeneli

    Vjosa Berisha

    Vjosa Abazi

  • Njomëza Luci

    Vjollca Krasniqi

    Nertila Qarri Gërguri

  • Yasuko SASAKI

    TATSUYA

    Atsushi HEK

  • Seiji TAKASUGI

    Akane YAMAGUCHI

    Judith de Leeuw

  • Silvia Basso

    Blerta Hocia

    Learta Lila

  • Donika Dabishevci

    Sibel Halimi

    Nurie Emrulla

  • Klara Buda

    Flutura Açka

    Ardita Jatru

  • Odeta Doci

    Rina Zhubi

    Mjellma Goranci

  • Agnes Nokshiq

    Eliza Hoxha

    ‘Yemadas’ – Portugali

  • Lucibela – Afrikë/Portugali

    ETYMOS – Itali

Kosuke ASHIYA
Kosuke ASHIYA ka lindur në Prefekturën Osaka. Diplomuar nga Universiteti i Artit dhe Dizajnit të Kiotos, Departamenti i Arteve Pamore. Ka performuar në 2005 “A mund të më dëgjoni?  -fuga # 3 (autor dhe drejtor / Ota Syogo), 2010 "Ikishima frymë ishull" (autor / Matsuda Masataka, regjisor / Matsumoto Yukichi).  Dhe në vitin 2013 performanca valle e Kinoshita Kabuki "Sanbasou" (drejtuar / Kunio Sugihara) në Kili.
Daniel Gaspar
Daniel Gaspar, i lindur në Porto. Duke filluar karieren e tij muzikore si DJ që luante kryesisht Funky dhe Reggae, ajo shpejt e çoi atë të luante me duart e tij atë që dëgjoi. Ka udhëtuar nëpër shumë pjesë të Amerikës Latine dhe Afrikës (Brazil, Kubë, Senegal), duke sjellë ndikime të reja tek artistet
Zsofi
Eleven Hold (rock), Matana (muzikë botërore), Ilhaam Project (bote / pop / elektronika kuantike) dhe sapo u bashkua me Yemadas disa muaj më parë. Zsofi ka luajtur violinë dhe ka kënduar në shumë lloje të ndryshme të grupit që nga viti 1999. Ajo punon në një projekt të quajtur Zëri i Zërit, ku pjesëmarrësit përdorin zërin e tyre të lirë për të eksploruar fuqinë e tyre krijuese përtej personalitetit. "Jam shumë e emocionuar të filloj të luaj muzikë me Yemadas dhe të kem një nga shfaqjet e mia të para në Kosovë".
Tiago
Tiago ka lindur në Porto, Portugali. Ai shkoi për të studiuar në Brazil në vitin 1999, ku ai u bë një mësues i Capoeira dhe më pas u bë një muzikant dhe një interpretues. Ka udhëtuar në të gjithë botën duke kërkuar frymëzim të vërtetë; nga burimi i Afrikës, Indisë, Amerikës së Jugut, Kubës. Në vitin 2009, Yemadas ka lindur në Indi dhe ka luajtur në shumë festivale botërore të muzikës.  Tiago është gjithashtu një mësues i muzikës në shkolla dhe një facilitatorë i shumë llojeve të ndryshme të punëtorive, në një projekt kolektiv të quajtur "Muzika për të Gjithë"!
Egla Ceno
Egla Ceno, aktore Shqiptare. Diplomuar ne Akademine e Arteve te Bukura, Tirane. Master ne Body Theatre ne Akademine Folkwang Hochschule, Essen (Gjermani) Per tu permendur puna Teatrale Mutamento zona Castalia, me regjisorin e njohur Alejandro Jodorowsky, ne Torino, 2006/2007
Armand Bora
Armand Bora ka lindur në qytetin e Vlorës. Ai diplomoi në Universitetin e Tiranës në vitin 1991 si Regjisor i Teatrit. Armand Bora ka drejtuar 25 shfaqje teatrore, opera dhe film. Prodhimet e tij jashtë shtetit përfshijnë Kosovën, Maqedoninë, Kroacinë, Greqinë, Francën, Holandën dhe Australine Ai ka shkruar shumë ese dhe studime kritike në fushën e teatrit dhe kohët e fundit është duke hulumtuar për teatrin polifonik.
Veronica Szabó
Veronica Szabó është aktore e pavarur, regjisore dhe facilitatore e teatrit. Ka diplomuar në Teatrin e Avancuar në MA- Praktika e studimit të teatrit fizik dhe praktikave bashkëkohore teatrore në Shkollën Qendrore Mbretërore në Drame dhe menyre e te shprehurit, Londër. Ajo ishte anëtare e Shkollës së Kllounit në Londër. Në shfaqjet e saj teatrale teatrin ajo zakonisht thyen muret e 4-të, duke krijuar shfaqje të gjallë, komike dhe viscerale. Ajo shpesh fton audiencën të luajë gjithashtu. Ajo punon rreth temave të identitetit, gjinisë dhe groteske. Ajo gjithashtu krijon shfaqje teatrale specifike të kufjeve që punojnë në kryqëzimin e fiksionit, mjedisi i vërtetë duke përdorur teknologjinë binaurale të shëndoshë.  Ajo është anëtare e grupit ndërkombëtar pop-punk feminist post-speci, Maria Inkoo. Veprat e saj janë paraqitur në kinema dhe festivale në Mbretërinë e Bashkuar (Teatri Popullor Camden, Roundhouse, Teatri BikeShed, Hapësira, Qendra Southbank, ICC Speak), Gjermani (Më lejoni në festival, Collegium Hungaricum, Montag Festivali i Modusit), Hungari (Festivali Bánkitó, Festivali i Kolorádos, Artus, Teatri MU, Shtëpia e Trafos, Arti bashkëkohor) dhe Republika Çeke (Pragë, Venuše ve švehlovce). Ajo rregullisht mban punëtori teatër për komunitete si dhe mësimdhënie të profesionistëve (p.sh. në Universitetin e Teatrit dhe Artet e filmit rreth teknikave teatrale te ndryshme pjesëmarrëse.)
Gabriela Gonçalves
Gabriela Gonçalves "Vallëzimi është gjendja e te qenurit, është një formë e komunikimit me veten dhe me tjetrën, është impuls i çdo forme të jetës që lidh çdo gjë me të tashmen - momenti është lëvizja". Vallëzon qe nga mosha e re, Gabriela beson se vetë trupi është natyra dhe qendra e veprimit të shqisave, emocioneve, ndjenjave dhe të gjitha lidhjeve me botën. Është përmes vallëzimit që kërkimi i saj arrin një kuptim më të madh. Duke poseduar një mendjeje të hapur, ajo kërkon në takimin me rrugën tjetër, më gjithëpërfshirëse, përmes trupit, lëvizjes, dallimeve dhe edukimit. Udhëtimi nëpër botë dhe mësimi i vazhdueshëm (ndërgjegjja e trupit, lëvizja dhe metodat e vetëdijes, vallëzimi fisnor dhe bashkëkohor afrikan, flamenco, balet ...) ajo beson se ne mund ta marrim trupin dhe shpirtin tonë në fuqinë tonë, sepse trupi është instrumenti për formimi i botës dhe modifikimi i vetvetes është modifikimi i botës.
Qendresa Kajtazi
Qendresa Kajtazi ka lindur me 06.07.1993 ne Skenderaj.  Ajo jeton dhe vepron ne Prishtine. Ka studiuar ne Universitetin e Prishtines nga Akademia e arteve- dega Aktrim. Ka luajtur ne shume shfaqje teatrale nga regjisor dhe produksione te ndryshme si nga Kosova ashtu edhe bota. Disa nga shfaqjet jane:
  • "TROJAN WOMEN" Teatri La Mama, New York, produksioni : Qendra ARTPOLIS ;
  • "JAM BURRË" regjia dhe koreografia:Katarina Maschenka Horn, produksioni:Qendra Multimedia;
  • "TË HARRUARIT” Nga Teatri Kombetar I Kosoves;
  • "COPË COPË":regjia Zana Hoxha Krasniqi.Produksioni:Qendra Artpolis, Etj.
Merita Smaja

Merita Smaja ka lindur ne Berat, Shqiperi. Ka diplomuar nga Universiteti I Arteve- dega Drame/aktrim.

Ka punuar si Aktore ne estraden profesioniste te Peshkopise, duke vazhduar si aktore teatrin "Migjeni"Shkoder. Per 5 vite ka ushtruar profesionin si gazetare -regjisore ne televizionin "Shkodra TV1".

Ka interpretuar mbi 70 role ne teater ,ne role ne film ,nje serial, ka bere regjine e 6 pjeseve me trupe profesioniste ,10 regji me studente e nxenes .

Ka marr 2 cmime si aktorja me e mire protagoniste ne festivalet  e teatrove ,kupensi aktorja me e mire e vitit .

Merita eshte autore e 13 librave.

Tani Smaja eshte pedagoge ne Akademine e Arteve Shkoder.

ka lindur ne Berat, Shqiperi. Ka diplomuar nga Universiteti I Arteve- dega Drame/aktrim.

Ka punuar si Aktore ne estraden profesioniste te Peshkopise, duke vazhduar si aktore teatrin "Migjeni"Shkoder. Per 5 vite ka ushtruar profesionin si gazetare -regjisore ne televizionin "Shkodra TV1".

Ka interpretuar mbi 70 role ne teater ,ne role ne film ,nje serial, ka bere regjine e 6 pjeseve me trupe profesioniste ,10 regji me studente e nxenes .

Ka marr 2 cmime si aktorja me e mire protagoniste ne festivalet  e teatrove ,kupensi aktorja me e mire e vitit .

Merita eshte autore e 13 librave.

Tani Smaja eshte pedagoge ne Akademine e Arteve Shkoder.

Ana Root

Ana Root ka qenë valletare qe nga mosha e re,  me hulumtime të gjera që filluan në balet bashkëkohor dhe kaluan ne Flamenco, Butoh dhe Odissi, valle klasike në Indi, ku jetonte për shtatë vjet.

Në vitet e fundit, eksplorimi i saj shkon tek kontinenti afrikan, Malit, Senegalit dhe Burkina Fasos, ku trupi i saj gjen frymëzimin për projektet e fundit.

Balerina dhe mësuesja e valleve është zëri i projektit muzikor “Yemadas”, bota e muzikës botërore me 5 disqe të lëshuara, ku zhvilloi pasionin për muzikë dhe dhuratë natyrore për të luajtur instrumente të ndryshme si Ukulele, Space Drum dhe multi percussions. Ajo jetoi dhe veproi në disa vende të ndryshme, derisa më në fund mori rrënjë në jug të Portugalisë, ku jeton.

Me koreografin Madalena Vitorino zhvillon projekte të tilla si "Rastilho", "Mar adentro", "Evaporo 2", "Cantora Deitada" dhe së fundmi integron projektin e motrës së saj Mariana Root "Lusitana", dedikuar rrënjëve portugeze, zërit dhe valleve.

Albulena Jashari
Albulena Jashari ka lindur në Prishtinë më 03.06.1988. Ajo filloi të luajë muzikë që nga mosha e re. Albulena ka përfunduar fakultetin e arteve, degën grafike. Ajo mori pjesë në talent show, duke vazhduar me pjesmarrje në shumë festivale ku ajo u shpërblyer me një qëndrim të mirë. Ajo njihet edhe si këngëtare-kompozitore ku filloi të krijojë këngë personale në zhanrin "alternative". Jashari përfaqësoi Kosovën në festivalin e Vizionit Turkçe në Turqi. Ajo është shumë e pasionuar për kitarë dhe shpesh paraqitet me kitarë dhe në të njëjtën kohë këndon përmes shfaqjeve të ndryshme dhe intervistave në media.
Iliriana Banjska
Iliriana Banjska posedon diplome master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Studimet e Konflikteve dhe të Drejtat e Njeriut nga Universiteti i Utrecht-it, si dhe diplome bachelor Antropologji Kulturore dhe Sociologji Zhvillimi nga Universiteti i Utrecht-it. Në të kaluarën ajo punoi në Rrjetin e Grave të Kosovës, duke bërë ekspertizë kërkimore mbi dhunën me bazë gjinore, buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, gratë në punë dhe integrimin gjinor në nivel lokal, kombëtar dhe në BE. Aktualisht, ajo është Editor i Menaxhimit të Kosovës 2.0.
Ilire Zajmi
Ilire Zajmi është shkrimtare dhe gazetare. Autore e dhjetë librave. Pesë vëllimeve me poezi .Tri të botuara  në gjuhën shqipe, “Këmbanat e mëngjesit” 1991, “Baladë e bardhë”, 2001 dhe “Valsi i mesnatës” 2016; “Amnesia” botuar në gjuhën angleze në Portugali, Corpos Editora, 2011, “C’est a fin” në frëngjisht  botuar nga l”Harmattan në Francë , 2014.Autore e dy romaneve “Fashitja e ëndrrave rebele” 1996,  dhe “Era” 2014 dhe librit publicistik “Një tren për Bllacë”  në bashkëautorësi me gazetarin Italian Filippo Landi, botuar në gjuhën italiane, në vitin 1999 në Itali. Ky libër është përkthyer edhe në gjuhën shqipe , 2011,  dhe në gjuhën kroate, 2015.“Pamjet televizive dhe realiteti” libër studimor, botuar nga Rozafa, Prishtinë 2014.Poezitë e  Zajmit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Ajo është paraqitur me poezi në shumë antologji ndërkombëtare.Zajmi është fituese e çmimit për poezi “Venttenale” në  Milano të Italisë, në edicionin e vitit 2011. Fituese e Naji Naman literary merit prize në Liban 2018, dhe fituese e çmimit të parë për poezi "Mitingu i Poezisë"  Kosovë 2013.Ajo ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare të leterësisë  dhe projekte të ndryshme kulturore. Është anëtare e PEN qendrës dhe Poetas del  Mundo.  
Uresa Ahmeti
Uresa Ahmeti nje vajze 19 vjecare nga Ferizaj qe frymon per aktivizem e ndryshim. Qe nga mosha 13 vjecare ka qene e perfshire ne shoqerine civile duke u munduar te bej jeten me te lehte per komunitetin tone permes aktivizmit dhe vullnetarizmit. Tani eshte e fokusuar me shume ne edukim formal e ndryshim permes artit te saj. Pas perfundimit te studimeve parauniversitare ne United World College Maastricht ne Holande, tani kryen studimet universitare ne Wesleyan University; bursiste e plote ne te dy institucionet. Studjon drejtim te dyfishte: Studime Gjinore krahas Shkencave Politike. Aktivizmi i saj se fundi ka marre formen e artit te shkruar dhe artit te performuar interaktiv. Thyerja e tabuve dhe normave sociale qe ndrydhin emancipimin e gruas eshte fokusi i energjise se saj me se shumti.
Dijana Millosheviç
Dijana Millosheviç është regjisore e teatrit, shkrimtar dhe profesoresh.  Ajo bashkë-themeloi Qendrën Kërkimore të Teatrit Dah në Beograd, Serbi dhe ka qenëregjisore kryesor për më shumë se njëzet e pesë vjet.Ajo ishte Regjisore Artistike për festivalt te teatrit, ishte kryesuese e Shoqatës së Teatrove të Pavarur dhe kryetare e bordit të Teatrit BITEF dhe anëtare e bordit të ITI kombëtare. Ajo është e përfshirë në disa iniciativa për ndërtimin e paqes dhe bashkëpunon me feministët - grupe aktivistësh .Ajo ka drejtuar shfaqje teatrore me kompaninë e saj dhe ato shfaqje kane vazhduar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjithashtu drejtoi punën me kompani të tjera anembanë botës. Ajo është një profesoreshe e njohur dhe ka dhënë mësim në Universitete prestigjioze, shkruan artikuj dhe ese për teatrin. Ajo është përfituese e bursave prestigjioze (Fulbright, Arts Link).Ajo është profesoreshë në Institutin për Dance Moderne në Beograd.
Sanja Dojkić
Sanja Dojkić është gazetare, dhe studente në programin e magjistraturës në shkenca politike. Eshtë aktiviste e Qendrës për Kulturë dhe Veprime Feministe BeFEm ku vepron si producente. Ajo është bursiste e programit Gender equality studies and training programme, Universiteti i Kombeve të Bashkuara, ku ka mbrojtë punimin për gratë e burgosura në burgun qendror të Beogradit.  
Liridona Sijarina
Liridona Sijarina është aktiviste feminste që punon në avancimin e drejtësisë shoqërore dhe barazisë gjinore në Kosovë. Ajo ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës, në shkencën Politike. Aktuasht është e angazhuar si hulumtuese në Rrjetin e Grave të Kosovës dhe në ETEA dhe si aktiviste në Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist. Paraprakisht ajo ka punuar në projekte të tjera që e adresojnë barazinë gjinore në kuadër të Rrjetit të Grave të Kosovës, Kosova –Gratë për Gratë dhe The Ideas Partnership. Ndër fushat kryesore të studimit të Liridonës janë: epistemologjia feministe, politika (e gjinizuar) post-konfliktuale dhe teoria kritike.
Arlinda Morina
Arlinda Morina -Regjisore Ka diplomuar pran fakultetit te Prishtinës në Akademin e Arteve -dega regjia e filmit,kam punuar 12 filma te shkurtë dhe 4 shfaqe do i permendi disa film dhe shfaqet Filmat: No Exit 2010 Arkiva 2011 Rrobaqepsja 2013 Pandora 2014 Tendri 2016 Tani jam ne proces te nje film gjata qe titullohet Debora Shfaqet Gjyshja ime 2008 Marinsat e luftës private 2016 pillowman 2018.
Labinot Raci
Labinot Raci aktor. Ka perfunduar studimet ne Universitetin e Prishtines-Akademia e Arteve-dega Aktrim Aktor ne disa shfaqje ne Tatrin Kombetar te Kosoves,Dodona,Teatri ODA, dhe pjes e performancave ne hapsina publike. Nje film te gjate dhe disa te metrazhit te shkurt.
Arta Lahu
Arta Lahu (24/02/1996) E lindur dhe e rritur ne Prishtine. E zhvilloi pasionin e saj duke diplomuar ne fakultetin e arteve-dega Aktrim,ku aty e mori njohurin dhe rrugen per tu bere profesioniste ne shfaqje teatrale/film/televizion .
Molikë Maxhuni
Molika Maxhuni është aktore e njohur për filmin dhe teatrin. Ka diplomuar në Akademinë e Arteve në Prishtinë në vitin 2014. Ajo ka luajtur në 6 filma te metrazhit të gjatë artistikë dhe ka performuar në shumë filma të tjerë të suksesshëm të shkurtër.  Ajo luan në të paktën dy shfaqje teatrore në vit. Ajo ka shkruar dhe luajti rolin kryesor në "A Performance" të regjisorit Dritero Mehmetaj, i cili fitoi çmimin e parë për "Best National Film" në DokuFest, Kosova 2016. Gjatë viteve ajo ka marrë pjesë në klasa Master nga Dustin Hoffman, Lucinda Coxin, Paul Haggis, Kevin Spacey, Nancy Peshkopi, Nuri Bilge Ceylan, Asghar Farhadi etj.
Qëndresa Loki
Qëndresa Loki, e lindur më 09 Nëntor 1990 në Han të Elezit, Kosovë, ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme. Studimet në psikologji i filloi në Universitetin e Tetovës. Në fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, ka diplomuar në degën e Aktrimit, ku edhe po përfundon studimet Master në degën Aktrim, Film dhe TV. Loki ka marrë pjesë në shumë shfaqje teatrale dhe nëpër filma artistik si aktore profesioniste. Gjithashtu, është aktiviste ne disa organizata Joqeveritare per mbrojtjen e femijeve dhe te drejtat e grave. Jeton në Prishtinë
Shqipe Gashi
Shqipe Gashi ka lindur dhe është rritur në Austri. Në Vienë ka përfunduar shkollën e mesme pedagogjike, ku edhe së pari ka filluar të merret me botën e artit me shfaqje të shkollës. Pastaj ka marrë pjesë në dy shfaqje profesionale teatrore në Vienë. Në vitin 2012 ka vendosur ti kryej studimet e aktrimit në Prishtinë dhe tani është në përfundim të masterit në aktrim në performancë. Në ndërkohë ka marrë pjesë në shfaqje të ndryshme teatrore si dhe monoperformanca. Shqipja gjithashtu është mësimdhënëse për teatrin dhe dramën për fëmijë dhe adoleshent.
Kaltrinë Zeneli
Kaltrinë Zeneli lindi me 09.02.1995 në Plluzhinë, shkollën fillore e perfundoi në Banjë të Pejës duke vazhduar shkollën e mesme të arteve aplikative dega pikturë në Pejë ku në të njejtën kohë ishte aktive edhe me shfaqje teatrale në teatrin “Istref Begolli” po ashtu në Pejë. Më pas perfundoi studimet në fakultetin e artëve dramatike dega Aktrim në Prishtinë. Sot vazhdon të punoi në profesionin e saj si aktore.
Vjosa Berisha
Vjosa Berisha është PR Professional, Senior Communication Expert dhe producente filmi. Ajo mbaroi studimet MA në Komunikim, në Universitetin Westminster në Londër dhe Diplomacinë Bashkëkohore PGD në Universitetin e Maltës. Ajo është e përfshirë në mënyrë aktive në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, të cilin ajo e ka themeluar dhe mban postin e Drejtorit të Festivalit që nga viti 2008; me sukses drejton kompanin B2 qe nga viti 2003 - një kompani PR me seli në Prishtinë dhe Tiranë, dhe kohët e fundit ajo punon si producente filmash. Aktualisht, Vjosa drejton Shtëpinë e Evropës në Kosovë, një projekt i financuar nga BE. Veprat e saj të fundit të filmit përfshijnë The Circus Flying, drejtuar nga Fatos Berisha dhe The Happiness Effect, drejtuar nga Borjan Zafirovski, të cilin ajo bashkëproi. Vjosa përfundoi punëtorinë e prodhuesve EAVE në vitin 2015 dhe është anëtare e votimit e Akademisë Europiane të Filmit që nga viti 2013.
Vjosa Abazi
Vjosa Abazi – aktore ,gazetare E  diplomuar ne vitin 2001 ne Fakultetin  Arteve. Ka realizuar disa role në teatër ,film dhe seriale Për 14 vite me radhe ka punuar në KTV ,autore e emisionit ‘Anima” Ne vitin 2018 në festivalin e Teatrove ne Ferizaj ,fituese e çmimit aktorja më e mire në rolin episodik. Regjisore e një cikël emisionesh ‘Mimoza” te transmetuar në RTK. Vjosa është në përfundim të studimeve mastar regji filmi  dokumentar. Pasioni e saj muzika ,sporti dhe natyra.
Njomëza Luci
Njomeza Luci eshte artiste, nga Kosova.E diplomuar ne Akademine Arteve-drejtimi grafike. Ajo ka ndjeke edhe disa kurse te shkurtra, ne disa shkolla prestigjoze ne Milano dhe Londer, ku eshte trajnuar per: kapela, korseta te shek.15-19, pattron, ilustrim te modes, qendisje te modes se larte, restaurim dhe konzervim te ndertesave te vjetra, fotografi, qeramike. Njomeza ka nje biznes individual dhe perveq modes ajo punon edhe si kostumografe per film dhe teater, si dhe trajnere per zhvillim te kreativitetit
Vjollca Krasniqi
Dr. Vjollca Krasniqi është sociologe. Është profesoreshë në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Mban titullin doktore e shkencave shoqërore nga Universiteti i Lubjanës.  Ka arritë titullin e magjistres së shkencave shoqërore në programin Gjinia, Zhvillimi dhe Globalizimi në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE) në Londër, dhe e diplomuar në Filozofi dhe Sociologji në Universitetin e Prishtinës. Fushat e studimit të saj janë: gjinia, kombi dhe kujtesa kolektive, rindërtimi dhe drejtësia në pas-luftë, politika sociale dhe të drejtat e njeriut. Ajo ka shkruar gjerësisht për zhvillimet politike, shoqërore dhe gjinore në Kosovë. Ajo ka udhëheq/marrë pjesë në shumë projekte kërkimore ndërkombëtare dhe konferenca akademike.  Ajo është aktive në lëvizjen e grave në Ballkan
Nertila Qarri Gërguri
Nertila Qarri-Gërguri ka diplomuar në Shkenca Politike (BA). Ajo punon në fushën e barazisë gjinore që rreth shtatë vite si pjesë e stafit të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK). Ajo ka përvojë në marrëdhënie me publikun, avokim, rrjetëzim dhe zhvillim të OShC-ve, analizë gjinore dhe përfshirje të përspektivës gjinore. Përvoja e saj poashtu përfshinë punën e saj si asistente e hulumtimit për tre iniciativa hulumtuese, përfshirë: Profilin Gjinor i Vendit; Buxhetimi drejt Mirëqenies Sociale; dhe Mjaft më me arsyetime - Analizë e qëndrimeve, incidencës dhe reagimeve institucionale ndaj dhunës në familje në Kosovë.
Yasuko SASAKI
Yasuko SASAKI E lindur në Prefekturën e Kiotos.  Ka diplomuar në Universitetin e Kobesë. E lindur në një tempull me një histori prej 800 vjetësh, por rritur në mënyrë laike qe karakterizohet nga klasizmi i lindur dhe njerëzimi i fituar.  Ka qenë e njohur edhe si një komediane, duke marrë çmim për punë në "Çmimin Emi (Çmimi për komedianët e shquar të Japonisë)". Performanca  në "off-Nibroll", "Toenkai", "Ichigekiya", "GEKIDAN GABAMENTS" etj. Shfaqje të rregullta në pjesën kukull të Kiotos Performanca joligjore "Gear-".
TATSUYA
TATSUYA Ka fituar vendin e dytë në 2008 dhe 2010 në ngjarjen e Japonisë  "Beteja e Vitit", konkurrenca më e mirë në botë. Finalist në konkursin më të madh të vallëzimit në rrugë në botë "JAPAN DANCE DELIGHT" në 2009 dhe 2010.
Atsushi HEK
Atsushi HEKI lindur në Kioto.Ai është një balerin dhe koreograf japonez tradicional. Vepra e tij e fundit "Zog i Parajsës" u krye në Kiotos dhe CAMPO në Teresina (Fondacioni Sao Paulo / Marcelo Evelin | Demolition Incorporada). Pjesë të tjera u kryen në Eksperimentin e Kiotos Fringe / ASIA TRI JOGJA (Jogjakarta) / Festivali i Programit FIFO (Vjenë) / Festivali i Workshopit të Kiotos të Kiotos Festivali i Koncertit 20 GARA / Instituti Francais Kansai (Kyoto). Si balerin, ai ka punuar me Paula Rosolen, Luis Garay, Senrei Nishikawa ndër të tjera.
Seiji TAKASUGI
Seiji TAKASUGI I lindur në vitin 1975 në Prefekturën e Hiroshimës. Diplomuar nga Fakulteti i Letërsisë i Universitetit Doshisha. Filloj aktrimin ne kolegj, pergjate studimeve.  Në vitin 2001 themeloi WANDERING PARTY, dhe e kishte përfaqësuar atë deri në vitin 2011 të shpërbërjes. U bashkua si anëtar themelues i 2015 Safari P.  
Akane YAMAGUCHI
Fitoi çmimin e dhjetë të OMS Play në vitin 2003, në vitin 2007 fitoi çmimin e madh per regjisoren me te mire te vitit 2006 . Ka studiuar në Finlandë për dy vjet nga një bursë qeveritare nën Teatrin Kombëtar Finlandez.  Çmimi Rookie i Festivalit të Artit (2012), Çmimi i Inkurajimit Ryukoku (2013). Konkursi Toga Drama për Çmimin e Drejtorit të Jashtëzakonshëm (2015).  Atelier Gekken Artist Associate që nga viti 2015. Bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Kulturor Saison që nga viti 2016
Judith de Leeuw
Judith de Leeuw (JDL street art alias) është artiste 23 vjecare dhe ka lindur dhe është rritur në Amsterdam, Holande. Në vitin 2015 ajo filloi të merret me vepra të porositura, që nxiti atë te diplomoj ne art & dizajn ne 2016. Me passion per realizmin, shprehjen dhe artin publik një artist i ri u sollë në jetë. Me tashmë një reputacion të madh si një artist i rrugës, ajo arriti të udhëtonte dhe të pikturoj në të gjithë botën.
Silvia Basso
Silvia Basso eshte dizajnere dhe ilustruese me veprimtari ne Firenze. E diplomuar ne Akademine e Arteve te Bukura ne Firenze dhe specializuar ne Komunikim Vizual ne Akademine IUAV ne Venezia. Ajo punon per Lcd Graphic Design Lab dhe per Akademine e Arteve te Firences, ku drejton nje program punetorish dedikuar editorise dhe stampes manuale.
Blerta Hocia
  Blerta Hocia (1984 Tirane) eshte artiste dhe kuratore shqiptare e cila jeton ne Prishtine. Ajo ka kryer studimet e larta prane Akademise se Arteve te Bukura te Firences, Itali. Me heret ka punuar si kuratore e Miza Gallery, hapesire e drejtuar nga artiste ne Tirane dhe si Pergjegjese e Arkives prane Muzeut Kombetar te Fotografise Marubi, Shkoder. Ajo ka kuruar ekspozita te ndryshme midis tyre, VAKTI I BUTE Miza Gallery(2015), RROFTE Muzeu Marubi(2017), NA ISHTE NJEHERE QE KURRE MOS QOFTE Fondi Per Te Drejten Humanitare Kosove(2019). Ekspozitat e saj personale dhe kolektive perfshijne, THE DEMIURGE, Sala Rosa, Siena Italy(2012), IN THE ABSENCE OF EXTERNAL FORCES DO NOT POSSESS MY OWN FORM Magma Florence, Italy(2013)  I THOUGHT OF YOU SO HARD Zeta Galeri, Tirane(2016), EMERGENZ, Berlin(2013), SUPERMARKET Stockholm(2015), PARALLEL VIENNA(2017), ARDHJE, Tirane(2014) MUSLIM MULLIQI PRIZE, Prishtine(2018). Projekte dhe punetori te tjera perfshijne,  DOKUPHOTO(2017) Marubi ne Dokufest, DOKUKIDS(2018) punetori – laborator mbi dhomen e erret , ALL NIGHT LONG(2016) me Silvia Basso, punetori mbi fotografine analoge dhe vete publikimin Art House Shkoder, MARUBI FANZINE(2017) Arkiva si fanzine Muzeu Marubi.
Learta Lila
Learta Lila ( emri artistik LILAC ) është artiste e muikës elektronike underground nga Prishtina. Ajo ka krijuar një prezencë të rregullt ne DJ skenë për dy vite. Shija e saj muzikore shtrihet ne ritmet deep melodic qe krijojnë energji pozitive tek eventet.
Donika Dabishevci
Donika Dabishevci (1980) u lind në Prishtinë. Fakultetin dhe Masterin në Letërsi Shqipe i ka përfunduar në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës, ndërsa në vitin 2013 doktoroi në Universitet të Tiranës, po ashtu në Departament të Letërsisë me temën “Proza poetike në letërsinë shqipe”. Është profesoreshë në njërin nga universitetet private në Prishtinë, ndërsa përvoja e saj profesionale shtrihet edhe në fushën e medias duke punuar për një kohë të gjatë në RTK dhe tash e dy vjet në Gazetën Observer të cilën edhe e menaxhon. Ka botuar këto libra: ‘Krizantema të plasura’ (1996), “Imazhe të brishta” (2004), “Proza e poetizuar - F.Konica, M. Frashëri, E. Koliqi, M. Camaj, M. Hanxhari” (2015), “Kam me ardhë si deka” (2015), “La tua robinja” Romë, (2017.) Është anëtare e PEN Qendrës së Kosovës dhe e Klubit të Shkrimtarëve të Kosovës. Me punimet e saja ka marrë pjesë në dhjetëra seminare e konferenca të fushës së albanologjisë dhe gazetarisë.
Sibel Halimi
Sibel Halimi është sociologe dhe poete e njohur. Merret me trajtimin e problemeve socio-filozofike, ndërkohë që shkrimet dhe poezitë e saj janë botuar në periodikun shqip dhe të huaj. Deri tashti ka të botuar dy libra me poezi: “Kopshti i Mëkateve” (2002) dhe “Qenia nuk banon këtu” (2013), si dhe librin publicistik “Shoqëri në Alarm” (2017). Ajo është duke vijuar studimet doktorale në fushën e sociologjisë me fokus mbi trupin si problem filozofik, sociologjik dhe feminist. Gjithashtu, është aktiviste për të drejtat e grave. Me angazhimin e saj, ka arritur që disa çështje që kanë të bëjnë me gratë t`i vërë në fokus të debatit publik. Ka të publikuara një sërë hulumtimesh në fushën e studimeve sociale dhe gjinore.
Nurie Emrulla
Nurie Emrulla lindur në vitin 1992 në Kërçovë të Maqedonisë, ka mbaruar Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Universitetin e Tetovës, aktualisht është në përfundim të masterit në Letërsi. Ajo shkruan kryesisht poezi, të cilat shumica prej tyre janë botuar në revista të ndryshme, njëra ndër ta Revista letrare e Tiranës ‘Illz’. Ka qenë përfaqësuese e Maqedonisë në Forumin Letrar të Evropës Qëndrore të mbajtur në Ningbo të Kinës. Gjithashtu është përfaqësur me poezitë e saj kushtuar gruas në eksopzitën ‘Vajza, jo nuse’, 8 Mars ‘18, në Zurich të Zvicrës. Aktualisht po ndjek dhe kurse të cilat kanë të bëjnë më poezinë dhe letërsinë.
Klara Buda
Klara Buda është shkrimtare, aktiviste akademike dhe e të drejtave të grave e lindur në Elbasan, Shqipëri. Pas diplomimit në letërsinë moderne në Sorbonne, ajo studioi historinë e artit. Ajo filloi karrierën e saj si gazetare e pavarur në BBC përpara se të bashkohej me Radio France Internationale (RFI). Ajo punoi për një periudhë të shkurtër në Divizionin e Komunikimit të UNESKO-s në vitin 1998, por u kthye në RFI më 1999, së pari si gazetare e specializuar, pastaj nga 2005 si redaktore kryesore. Ajo kryesoi departamentin shqiptar të RFI deri në vitin 2010. Gazeta e saj online Klarabudapost.com ngrihet për të Drejtat e Gruas, Gazetarinë e Pavarur dhe Ndërtimin e Paqes në Ballkan.
Flutura Açka
Flutura Açka (Elbasan, 1966) është poeteshë, shkrimtare dhe botuese shqiptaro-holandeze. U diplomua për Statistikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës në vitin 1988 dhe për Gjuhë-Letërsi në vitin 2001 në Universitetin e Elbasanit. Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese. Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë. Në vitin 1997, mori çmimin ndërkombëtar “Lira e Strugës” në Netët e Poezisë Strugane, ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë europianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë. “Frikë harimi” është përmbledhaj e saj poetike e botuar në gjuhën maqedone, në Shkup në vitin 2002. Romani i saj i parë “Vetmi gruaje”, është përkthyer dhe botuar në vitin 2006 në gjuhën bullgare në një seri me shtatë autore bashkëkohore nga Ballkani. Në vitin 2009 mori çmimin “Serembe” për prozën më të mirë me romanin “Kryqi i harresës”. Në vitin 2011 mori çmimin e dytë për poezinë më të mirë në mitingun poetik “Drini poetik” në qytetin e Prizrenit, i akorduar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës. Në vitin 2013 mori çmimin e “Romanit më i mirë” në Panairin e Librit në Prishtinë. Romani i dytë i saj. “Kryqi i harresës”, i botuar në holandisht në vitin 2014, u vlerësua me katër (nga pesë) yje prej kritikës holandeze. Flutura Açka e ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Utrechtit, Holandë. Librat e botuar nga Flutura Açka: Tri vjeshta larg, poezi, 1993 Mure vetmie, poezi, 1995 Festë me ankthin, poezi, 1997 Kënga e Aretuzës, poezi, 1998 Vetmi gruaje, roman, 2001 Kurth’ i diellit, poezi, 2002 Poezi, vepra poetike 1993-2003, 2003 Kryqi i harresës, roman, 2004 Hiri, roman, 2006 Zbathur, poezi, 2007 Lutje dimri, poezi të zgjedhura, 2008 Ku je?, roman, 2009 Rënkimi i shiut, poezi, botim i plotë 1993-2011, 2011 Kukullat nuk kanë Atdhe, roman, 2013 Ftesë për flirt, poezi, 2015 Të ftuar në Rrethin e Dhjetë, roman, 2017 Roja i dritës, poezi, 2018
Ardita Jatru
Ardita Jatru ka lindur në Tiranë, në Prill 1972.Ka botuar tre vëllime poetike dhe një roman. Është botuar me vëllimin poetik në anglisht, «66 kg vetmi», nga shb Transcedent Zero Press (USA). Poezitë e saj janë publikuar në revista dhe antologji poetike ndërkombëtare.Jeton në Selanik që në vitin 1990, pas rënies së regjimit komunist.
Odeta Doci
Odeta Doci ka studiuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Prej vitesh ajo vazhdon të ndjek të njëjtën rrugë, atë të ligjeve dhe të së drejtës. Për më shumë se 2 vite ajo është redaktore në Wikipedia, ku vazhdimisht kontribuon njohuritë e saja dhe ndihmon që Wikipedia Shqip të jetë më e besueshme dhe e plotë. Përveç redaktimit, ajo është edhe vullnetare aktive te Wikimedianët e Gjuhës Shqipe, ku ndihmon në organizimin dhe implementimin e aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme. Kontributi i saj veçohet në zhvillimin e Programit të Edukimit të Wikipedias në Shqipëri si dhe promovimin e projekteve feministe në Wikipedia si WikiWomen, WikiWomen in Red etj. Odeta, vlerëson se eksperienca e saj në Wikipedia e ka ndihmuar atë të përmirësoj vetveten, duke e lidhur me projekte dhe njerëz të rinj që kanë po aq pasion sa ajo për t’i vënë në dispozicion për të tjerët për të mësuar.
Rina Zhubi
  Rina Zhubi është një alumini i R.I.T Kosovo, një menaxhere projekti për Wikimedianët e Gjuhës Shqipe dhe Freelancer në mediat dixhitale dhe komunikim. Ajo beson se me dedikim, përkushtim dhe hulumtim të duhur, çdo detyrë mund të realizohet. Karriera e saj filloi karrierën në Marrëdhënie me Publikun, ku shumë shpejtë karakteri i saj kreativ, energjik dhe dëshira e për të mësuar e shtyu në eksplorimin dhe përvetësimin e mekanizmave të ri në arritjen e audiencave masive, veçanërisht në botën digjitale. Duke studiuar dhe praktikuar aftësi të reja, ajo krijoj interes për shkrim dixhital, bloxhe, content marketing dhe media sociale. Rina udhëheq Wikimedianët e Gjuhës Shqipe duke shtyrë përpara kërkimin e vazhdueshëm të Wikipedia në koleksionimin e të gjitha njohurive njerëzore. Kontributi i saj veçohet me zbatimin e programeve, aktiviteteve dhe ngjarjeve të ndryshme që fuqizojnë dhe angazhojnë komunitetin shqiptar për të kontribuar dhe zhvilluar përmbajtje edukative nën një licencë të lirë.
Mjellma Goranci
Mjellma Goranci, eshte artiste multimediale nga Kosova. Filloi studimet e saj në vitin 1998, dhe u diplomua në degën e Dizajnit Grafik, pranë Fakultetit të Arteve, në Universitetin e Prishtinës dhe gjithashtu kreu studimet pasdiplomike, master në Multimedia, në të njëjtin universitet. Mjellma gjate gjithe kohes se saj ka qene active ne fushen e artit. Fakti qe arti eshte nje iluzion I bukur ka zgjuar kureshtje gjithnje tek ajo dhe kete ka perdore si terapi ne shume fusha. Sot Mjellma, eshte Profesoreshe e Dizajnit, pran Fakultetit te Arteve, Prishtine, gjithashtu punon si Skenografe ne televizion public RTK.
Agnes Nokshiq
Agnes Nokshiqi ka lindur më 1975 në Shkup, Maqedoni. Nga një moshë të re Agnes tregoi interes në artet skenike. Ndërsa duke filluar me balet klasike dhe duke përfunduar shkollën e mesme për muzikë dhe balet në Shkup, ajo shkoi në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup dhe studioi aktrimin. Nokshiqi përfundoi diplomë master me shfaqjen teatrale "CIRCLE", një adaptim nga David Hare që kombinon teatër, tekst (fjalë) dhe lëvizje, duke përdorur sistemin Meyerhold. Puna e saj e pasur me një shumë të mediave të ndryshme përfshin video klipe komerciale dhe filma, dhe shfaqje live video. Agnes aktualisht është Profesoresh  në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, Kosovë.
Eliza Hoxha
Eliza Hoxha është arkitekte me profesion, por e njohur poashtu edhe për punët e saj në art, muzikë,fotografi, shkrime dhe kurim. Ajo ishte pjesë e shumë ekspozitave kolektive, përderisa nga ekspozitat personale për tu vecuar janë ato të lodhura me qështjet komunitare në Kosovë, si ekspozita multimediale në Galerinë Kombëtare të Kosovës në vitin 2007 dedikuar personave të pagjetur gjatë luftës në Kosovë, poashtu ekspozita kushtuar grave të abuzuara seksualisht gjatë luftës në Kosovë e mbajtur në Muzeun Kombëtar në vitin 2014. Ajo u ndërua me cmimim për “promovim të arkitekturës” nga Asociacioni I Arkitektëvetë Kosovës në vitin 2011. Një tjetër cmim që e cilësoi ambasadore të mjedisit në Kosovë erdhi nga lëvizja BELLS në 2011 dhe një tjetër nga Rrjeti I grave të Kosovës në vitin 2013 për promovimin e të drejtave të grave dhe vajzave në Kosovë.  Ndërmjet 2011-2015 ishte president e Këshillit Drejtues të Galerisë Kombëtare të Kosovës. Ajo është anëtarë e Parlamentit Kulturor Evropian. Dy nga punët/fotografitë e saj tani janë pjesë e kolekcionit të Muzeut Kombëtar të Grave në Art në Ëashington. DC që nga Prilli 2016. Ajo ishte pwrfaqwsuese e Pavijonit tw Kosovws nw edicionin e 16-tw tw Bienales se Venedikut pwr Arkitekturw, 2018 Itali. Së fundi ishte kuratore e ekspozitës “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve” që I kushtohet familjarëve të të pagjeturve në Kosovë nga lufta e fundit dhe që është ekspozuar në hapësirat e Parlamenit të Kosovës në Shkurt 2019 fuqizuar nga Integra. Ekspozita e njejtë ishte edhe në Kongresin Amerikan në kuadër të senances dëgjimore për viktimat e dhunës në Kosovë nga lufta e fundit 1999 organizuar nga Komiteti për Punë të Jashtme. Ka shumë ekspozita personale dhe kolektive Brenda dhe jashtë Kosovës
‘Yemadas’ – Portugali
Bendi i muzikës botërore, koncerte me këngë origjinale dhe aranzhime. Muzika e    tyre është e larmishme dhe krijuese, një bashkim i Funk, Afro Beat, Folk, Reggae, Jazz Gipsy, braziliane që shkrihet në diçka të re pa ndonjë zhanër specifik, kështu që muzika e tyre është unike dhe origjinale. Jemadat japin një mesazh shumë të fortë që lëviz drejt ekologjisë, kërkimit të brendshëm, lirisë, dashurisë për jetën dhe revolucionit paqësor. Ndërveprimi me audiencën është një nga aftësitë e tyre të mëdha dhe thyen akullin midis tyre duke krijuar një dialog energjik që vazhdon të rritet gjatë performancës. Anëtarët dhe muzikantët e grupit janë miq shumë të mirë, familje që jeton në mesin e komunitetit për një kohë të gjatë duke krijuar miqësi dhe përvoja kolektive që kanë krijuar ferma natyrore në Indi dhe Portugali. Këtë vit ata paraqesin albumin e tyre të ri me një ritëm të viteve 90 - një shfaqje e madhe me valle të gjallë në skenë! Jemadat gjithashtu japin punëtori për vallëzime Afrikane, Kori Etnike - Zëri i Botës dhe Capoeira. Vallëzimi afrikan - Ritmet e Afrikës i bëjnë të gjithë  që të kërcejnë dhe të lëvizin trupat e tyre. Kjo punëtori është energjike dhe kombinon muzikën e gjallë të baterive me koreografitë e valltarëve që përfaqësojnë lëvizjet e rutinës së përditshme të një fshati të Afrikës Perëndimore si:  mbjellja, korrja, gatimi, peshkimi, lindja, vdekja dhe jeta Festimi! Kori Etnik- Prezanton këngët tradicionale të kulturave të ndryshme që kalojnë nga Afrika, Amerika, Azia, Evropa dhe Oqeani. Ne mund ta kuptojmë se këndimi thyen kufijtë e gjuhës dhe krijon një ndjenjë të fortë të përkatësisë në Planet. Kjo punëtori bën që të gjithë të ngrenë zërin e tyre në një zë të vetëm me harmoni dhe dinamika të ndryshme. Gjithashtu kombinon lojëra të ndryshme muzikore dhe goditje trupash me këngë të thjeshta që mund të mësojmë lehtësisht. Capoeira është një art ushtarak afro-brazilian që kombinon elemente të vallëzimit, akrobatikës dhe muzikës. Ajo u zhvillua nga skllevërit afrikanë në Brazil në fillim të shekullit të 16-të. Është e njohur për manovrat e saj të shpejta dhe komplekse, kryesisht duke përdorur energji, shpejtësi dhe shumëllojshmëri të teknikave të tjera.
Lucibela – Afrikë/Portugali
Lucibela është një buzëqeshje; një erë e freskët që gërryen dhe majat e valëve.  Cabo-Verdean u lind në vitin 1986 në São Nicolau, një nga ishujt Barlavento - ishujt 'në drejtim të erës' në veri të arkipelagut të Sahelit. Tani ajo ka bërë albumin e saj të parë, kërthizën Laço, kordonin që lidh këngëtaren me tokën e saj. Mbi trembëdhjetë gjurmët e saj.  Lucibela duke qenë një grua dhe një Cabo-Verdean, duke jetuar larg dhe duke dashur me sensualitetin dhe hirësinë. Sekreti i teknikës së jashtëzakonshme vokale të Lucibela qëndron në aftësinë e saj për të eksploruar regjistrin e thellë të sambistas të madh të Brazilit duke shtuar një vibrim emocionues.
ETYMOS – Itali
Një prodhim MOTUS me mbështetjen e Regione Toscana në Bashkëpunim me Fondazione Orizzonti d'Arte Fjala, merr pjesë në krijimin ose perceptimin e botës dhe është logjike të pyesim për kuptimin e vërtetë të fjalëve në shoqërinë bashkëkohore që lëviz drejt thjeshtimit ekstrem, kuptimi i vërtetë i fjalëve  përtej termit e shpreh substancën e termit të humbur. Nëse është e vërtetë që gjuha ekziston dhe evoluon, etimologjia është një studim rindërtues i koreografive: një mënyrë për të rikrijuar kërcimin e lashtë të fjalëve, që nga hapat e parë tek evolucionet e identifikuara aktuale. Duke u ngjitur pak atje, për atë "të lëvizim këtu dhe atje" "dintjan" nga e cila - është e përshtatshme të thuhet – fillimi i vallëzimit. Koreografia: Simona Cieri Koncepti: Rosanna Cieri Muzika: autorë të ndryshëm Kostum: Sara Galli Drejtuar nga: Rosanna dhe Simona Cieri

Team


Zana Hoxha Krasniqi – Drejtoreshë Ekzekutive

Blerina Rexhaj Dreshaj – Menaxhere e Financave dhe Administratës

Agnesa Xheladini – Koordinatore e Projekteve

Jetbardha Selmani – Koordinatore e Projekteve

Diellza Bezera – Koordinatore e Projekteve

Venera Ismaili – PR & Outreach Officer

Elira Lluka

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com


Qëllimet jetësore dhe imagjinata- sfidojnë atë çfarë je ti

Read More
“Drejtësia për gratë e vrara shkaku i dhunës në familje”
vesa| FemArt

Read More
Kali i bardhë i Rumanisë- performancë teatrale

Read More