Dita e gjashtë: “Trupi im, teritori im”

Në orët e para të pasditës u mbajtë paneli i fundit i diskutimeve për vitin 2015. Ky panel përfundoi duke përçuar mesazhin mbi rëndësinë e mirëqenies dhe të drejtës individuale të çdo njeriu.

Paneliste ishin: Ivana Smiljanic nga Serbia dhe Valbona Xibri nga Shqipëri/Itali, ndërsa moderatore ishte gazetarja Besa Luci.

Të pranishmit mësuan mbi eksperiencat e ndryshme të të ftuareve të cilat zgjodhën të godasin në shenjë diskriminimin gjinor.

Ivana dhe Valbona, këto dy gra të fuqishme kanë shprehur gjithmonë feminizmin e tyre të brendshëm përmes artit.

Këtë herë zgjodhën bashkëbisedimin mes vete për të promovuar edhe njëherë sa më afër barazinë gjinore në FemArt.

Valbona Xibri ndryshe njihet si e para artiste shqiptare që promovoi projektin teatror “Burrnesha”, projekt ky që dokumenton jetën e përbetuar të virgjereshave shqiptare në Malësi.

Ndërsa tematika e panelit të sotëm ishte urë lidhëse e shumë grave kudo nëpër botë, pikërisht të atyre që kanë ngritur zërin për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe të shumë tjerave që shpresojmë që një të ardhme të afërt do të jenë në gjendja ta bëjnë një gjë të tillë.

Duke na kujtuar rëndësinë e mësimit që duhet të lëmë tek gjeneratat e ardhshme dhe ndryshimet që do të sjellë në të ardhmen morali shoqëror, e këtu duke përfshirë edhe mashkullin njerëzorë.

Dokument mbi punën e Ivana Smiljanic:

Dëshmi të punës së palodhshme të regjisores Valbona Xibri, klikoni linkun për të parë shfaqjen “Burrnesha”:

http://www.e-performance.tv/2015/08/burrnesha.html

Burnesha_TOP_500x173

 

add a new comment

Click here to cancel reply.

1 Comments

Keischa Nov 20, 2016

Got it! Thanks a lot again for heipnlg me out!

CONTACT


Contact In Details

Address

Str. Zenel Salihu Z4 -S3 00022 (0.52 mi) Pristina 10 000

Phone

+381 (0)38 221512 - 09:00am - 17:00pm

Email

femartfest@gmail.com